Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën kohë e fundit.

Dy yjet e muzikës shihen pothuajse në çdo event muzikor bashkë dhe mbështesin njëra tjetrën.

Së fundmi, Dua dhe Bebe janë shfaqur së bashku në ndarjen e çmimeve të Variety Hitmakers Brunch 2018 pasditen e së shtunës (1 dhjetor) në West Hollywood.

Bebe Rexha u vlerësua me çmimin e rëndësishëm ‘Kompozitorja e vitit’ ndërsa Dua Lipa u nderua me ‘Artistja më e sukseshme e vitit’.

Dua publikoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke përqafuar Beben. Dy këngëtaret duken shumë mike njëra-tjetrën dhe janë bërë të pandashme.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here