Një ditë më parë për reperin e njohur Majk dhe ish të dashurën e tij Majlinda Zeka, ishte një ditë shumë e veçantë.

Kjo për faktin pasi që dyshja e shumë përfolur në mediet rozë, festuan dymujorin e lindjes së djalit të tyre Roan, transmeton Gazeta Express. Në dymujorin e lindjes së Roanit, Majku e Majlinda shkruan se janë të bekuar me djalin e tyre.

Ndërkohë Majku i cili njihet për stilin e tij të veçantë, më parë e keni parë duke realizuar një set fotografik ku ka të veshur bluzë me shenjën e heroit imagjinar “Batman”.

“Batman”, si duket i pëlqen shumë reperit të njohur.
Ai madje me veshje të tillë po e vesh edhe Roanin e vogël.

Pikërisht në dymujorin e lindjes së Roanit, Majku kishte publikuar një fotografi të djalit i cili shihet me veshjen si “Batman”.
Ndërsa në një faqe në Instagram, “Majkteam” fansat e reperit kishin bashkuar foton e Majkut dhe Roanit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here