VIP Shqiptar

Swift ylli që po ngrihet në qiell

Megjithëse ceremonia e edicionit të 52-të të dhënies së çmimeve “Grammy” ka përfunduar prej dy javësh, dashamirësit e muzikës nuk pushojnë së diskutuari rreth yjeve, muzikantëve e këngëtarëve, si dhe veprave të tyre.

Në programin e sotëm muzikor unë do t’ju njoh me Taylor Swift-in, që mund të themi se ka krijuar mrekulli në “Grammy”-n e sivjetshëm, dhe disa këngë të saj.

Këngëtarja amerikane Taylor Swift, që mbushi 20 vjeçe në dhjetorin e vitit të kaluar, megjithëse kaq e re, ishte në qendër të vëmendjes së publikut me 8 emërime, duke marrë në fund 4 çmime, ku përfshihen ‘Albumi i vitit’, ‘Këngëtarja më e mirë kauntri, ‘Kënga më e mirë kauntri’ dhe ‘Albumi më i mirë kauntri’. Albumi i dytë i saj ‘Fearless’ fiton çmimin e ‘Albumit të vitit’. Tani le të dëgjojmë së bashku këngën kryesore të këtij albumi ‘Fearless’.

Komentoni këtë artikull

MARKETING

Reklama Online
Copyright 2009 Thashetheme.