Filmi i parë regjisorial i aktores Angeline Jolie “Në tokën e gjakut dhe mjaltit” është nominuar sot në Holliwood për çmimin Globi i Artë si filmi më i mirë në gjuhë të huaj.
Duke theksuar se filmi është në gjuhën boshnjake-kroate-serbe, agjencia amerikane e lajmeve AP vlerëson se ky nominim për Jolie paraqet “befasinë” më të paparashikueshme. (more…)
Këngëtarja amerikane e muzikës country, Taylor Swift, është fituesja e madhe e American Music Awards që është zhvilluar ditën e dielë në Nokia Theatre të Los Angeles.
Taylor Swift ka marrë çmimin e artistes së vitit, interpretueses më të mirë country dhe albumit më të mirë country me “Speak Now”. (more…)
Aktorja e njohur botërore Vanessa Redgrave ka festuar 50-vjetorin e karrierës së saj nën shoqërinë e yjeve, duke u nderuar me “Oscar” të nderit nga “Academy of Motion Pictures Arts and Sciences“.
Aktorja ka qenë e shoqëruar nga Meryl Streep, Ralph Fiennes, Joely Richardson, James Earl Jones dhe Dame Elieen Atkins, në organizimin e mbajtur në kinemanë në Londër. Redgrave, e cila ka luajtur në më shumë se 70 filma, është shprehur të jetë e lumtur për këtë. (more…)
Më heret, vetëm këngëtarja Barbara Mandrell ka mundur që në dy edicione radhazi të marrë trofeun si artistja më e mirë e muzikës country. Në ceremoninë e marrjes së këtij trofeu, Swift nuk e ka fshehur emocionin.
“Ky është një falënderim për të gjithë fansat të cilët mbushën stadiumet dhe arenat në gjithë botën këtë vit. Jam shumë e lumtur që kishim aq shumë për të luajtur këtë vit. Ju e keni ndërtuar këtë vit timin”, ka thënë Swift gjatë pranimit të çmimit. (more…)
Lady Gaga ka fituar për herë të dytë radhazi çmimin e artistes më të mirë të vitit në European Music Awards që u zhvillua në Belfast.
Këngëtarja ka mundur Adele, Jennifer Lopez, Beyonce dhe Katy Perry. Lady Gaga ka fituar gjithashtu edhe çmimin për këngën më të mirë me ‘Born This Way’. (more…)
Është mbajtur mbrëmë edicioni i 7-të i spektaklit video-muzikor ‘Zhurma Show Awards 2011’.
Çmimin kryesor “Best video” pati fatin ta fitojë këngëtari Blero në bashkëpunim me Astrit Stafën me këngën “Summer love”. (more…)