Ngushtohet rrethi i pretendentëve për çmimet “Oskar” në kategorinë e filmave të huaj. Academy of Motion Picture Arts and Sciences ka bërë përzgjedhjen e nëntë filmave që mbeten kandidatë të mundshëm e mundshëm.
Nga 63 filma, sa garonin në këtë kategori, vetëm 9 janë klasifikuar në “gjysmëfinale”, por vetëm 3 ose 4 syresh do shkojnë në natën e madhe të ndarjes së çmimeve, për të nxjerrë një fitues. (more…)
Akademia britanike e filmit BAFTA, homologe e çmimeve Oscar këtu në Shtete e Bashkuara, ka zhvilluar ceremoninë e kandidaturave për filmat e vlerësuar me çmimet BAFTA.
Filmi pa zë “Artisti” dhe filmi “Tinker Tailor” janë me më shumë kandidatura për këtë vit. Filmi “Artisti” kandidohet në 12 kategori ndërsa “Tinker Tailor” në 11. Kandidatë për filmat më të mirë janë gjithashtu edhe filmat “ Drive” “The help” , “Hugo”, “My week with Marilin” dhe “The Iron Lady”. (more…)
Ishte një mbrëmje ku nikoqiri ishte i heshtur, “The Help” nuk u ndihmua e komedia vdekjeprurëse franceze vodhi vëmendjen.
“The Artist”, përralla e mirënjohur e Michael Hazanavicius për Hollywoodin e vitit 1920, doli të jetë fituesi më i madh në ceremoninë e 69-të të ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, duke marrë tri çmimet kryesore, përfshirë atë për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë që i takoi yllit të këtij filmi, Jean Dujardin dhe për rrëfimin më të mirë. (more…)
Filmi bardhe e zi “Artisti” fitoi tre cmime Golden Globes ne ceremonine madheshtore te mbajtur mbremjen e djeshme ne Los Anxheles te Shteteve te Bashkuara te Amerikes e cila u prezantua nga komediani britanik Riki Gërveis, Aktorja me e mire u shpall legjendarja Meril Streep per protretizimin qe i beri ish kryeministres Britanike Margaret Thatcher ne filmin Zonja e Hekurt.
Clonney ka marrë çmimin e aktorit më të mirë të vitit për rolin e tij si bashkëshort dhe prind në filmin “The Descendants”. (more…)
Katy Perry ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në dhënien e çmimeve “People Choice”, e cila do të ishte shfaqja e parë e saj publike që nga koha kur u shkurorëzua nga komediani, Russell Brend.
Katie në llogarinë e saj të rrjetit social Twitter ka shkruar:
“Për fat të keq, unë nuk do të jem në gjendje të paraqitem në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People Choice Awards”. Unë dua me këtë rast të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua. Mbajini gishtat e kryqëzuar për mua” shkroi këngëtarja në Twitter. (more…)
Roli i murgeshës Anxhelika, e interpretuar nga sopranoja shqiptare Ermonela Jaho në Triptikun e Puçinit, disa muaj më parë në Londër, është nominuar për çmimet prestigjioze “British Awards”, ose ndryshe “Oscar-et britanike”.
Ndërkohë, opera do të dalë në DVD në periudhën shkurt-mars dhe do të jepet në HD në kinematë në mbarë botën, përveç Shqipëri.Përpara tre vjetësh Ermonela Jaho ishte e panjohur për publikun britanik, ndërsa sot ajo është e preferuara e Operas Mbretërore Britanike, me të cilën sopranoja shqiptare ka një kontratë deri në vitin 2015. (more…)