Katy Perry ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në dhënien e çmimeve “People Choice”, e cila do të ishte shfaqja e parë e saj publike që nga koha kur u shkurorëzua nga komediani, Russell Brend.
Katie në llogarinë e saj të rrjetit social Twitter ka shkruar:
“Për fat të keq, unë nuk do të jem në gjendje të paraqitem në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People Choice Awards”. Unë dua me këtë rast të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua. Mbajini gishtat e kryqëzuar për mua” shkroi këngëtarja në Twitter. (more…)
Roli i murgeshës Anxhelika, e interpretuar nga sopranoja shqiptare Ermonela Jaho në Triptikun e Puçinit, disa muaj më parë në Londër, është nominuar për çmimet prestigjioze “British Awards”, ose ndryshe “Oscar-et britanike”.
Ndërkohë, opera do të dalë në DVD në periudhën shkurt-mars dhe do të jepet në HD në kinematë në mbarë botën, përveç Shqipëri.Përpara tre vjetësh Ermonela Jaho ishte e panjohur për publikun britanik, ndërsa sot ajo është e preferuara e Operas Mbretërore Britanike, me të cilën sopranoja shqiptare ka një kontratë deri në vitin 2015. (more…)
Filmi i parë regjisorial i aktores Angeline Jolie “Në tokën e gjakut dhe mjaltit” është nominuar sot në Holliwood për çmimin Globi i Artë si filmi më i mirë në gjuhë të huaj.
Duke theksuar se filmi është në gjuhën boshnjake-kroate-serbe, agjencia amerikane e lajmeve AP vlerëson se ky nominim për Jolie paraqet “befasinë” më të paparashikueshme. (more…)
Këngëtarja amerikane e muzikës country, Taylor Swift, është fituesja e madhe e American Music Awards që është zhvilluar ditën e dielë në Nokia Theatre të Los Angeles.
Taylor Swift ka marrë çmimin e artistes së vitit, interpretueses më të mirë country dhe albumit më të mirë country me “Speak Now”. (more…)
Aktorja e njohur botërore Vanessa Redgrave ka festuar 50-vjetorin e karrierës së saj nën shoqërinë e yjeve, duke u nderuar me “Oscar” të nderit nga “Academy of Motion Pictures Arts and Sciences“.
Aktorja ka qenë e shoqëruar nga Meryl Streep, Ralph Fiennes, Joely Richardson, James Earl Jones dhe Dame Elieen Atkins, në organizimin e mbajtur në kinemanë në Londër. Redgrave, e cila ka luajtur në më shumë se 70 filma, është shprehur të jetë e lumtur për këtë. (more…)
Më heret, vetëm këngëtarja Barbara Mandrell ka mundur që në dy edicione radhazi të marrë trofeun si artistja më e mirë e muzikës country. Në ceremoninë e marrjes së këtij trofeu, Swift nuk e ka fshehur emocionin.
“Ky është një falënderim për të gjithë fansat të cilët mbushën stadiumet dhe arenat në gjithë botën këtë vit. Jam shumë e lumtur që kishim aq shumë për të luajtur këtë vit. Ju e keni ndërtuar këtë vit timin”, ka thënë Swift gjatë pranimit të çmimit. (more…)