Gloria Stuart është nderuar me një çmim “Oscar” në 100- vjetorin e lindjes. Aktorja që luajti në “Titanic” është shumë e lumtur për këtë çmim.
Unë nuk e vërej fort dallimin mes viteve 90 dhe tash që i kam mbushur plot 100”, ka thënë Stuart, e cila ditëlindjen e 100-të e ka festuar më katër korrik.
Sipas saj, ky çmim është një vërtetim i asaj që ajo e quan “karrierë e ndritur dhe e respektuar filmike”. Disa ditë më parë ajo është nderuar edhe me një çmim nga një tjetër akademi.
Bëhet fjalë për akademinë e arteve “Motion Picture”, në Beverly Hills. Te dy çmimet të cilat i ka marrë si 100- vjeçare i dedikohen karrierës së saj si aktore.
