VIP Shqiptar

Hollivudi gati për ceremoninë e 82-të e ndarjes së çmimeve Oscar

Dy ditët e fundit, një segment i Bulevardit të Hollivudit është transformuar në atë që tani dihet se është vendi ku zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar.

Ka përfunduar edhe shtrimi i tapetit të kuq të famshëm, ku parakalojnë yjet e Hollivudit.

Në ndërtesat përreth janë vendosur posterat, rojet kanë filluar të qëndrojnë tek kordonat e sigurisë dhe janë instaluar tendat ku do të qëndrojnë aktorët dhe spektatorët.

Ceremonia e 82-të e ndarjes së çmimeve Oscar, ngjarja më e rëndësishme e vitit për kinematografinë në Shtetet e Bashkuara, zhvillohet të dielën në Teatrin Kodak të Hollivudit.

Komentoni këtë artikull

MARKETING

Reklama Online
Copyright 2009 Thashetheme.