Aurela Gaçe menjëherë pas dasmës është shqetësuar nga thashethemet që bëhen për moshën e saj më të madhe në raport me bashkëshortin. Në një reagim në rrjetin social “Facebook” Aurela shprehet indinjuar nga pyetjet dhe nga ngacmimet që i bëjnë vjehrrës së saj njerëzit. A do ta pranonte vjehrra Aurelën, meqenëse ajo është disa vite më e madhe se Skerdi? Kjo ishte pyetja më e shpeshtë që njerëzit i kanë bërë mamasë së Skedrit. Ajo i ka thënë të gjitha ‘thashethemexhieve’ se vjehrra e ka pranuar pa problem.

aurelaskerdi

“Më në fund më pranoi vjehrra për nuse… Hahaha. Ky mesazh është për ato mendjeshkurtrat, ciniket, llafazanet që më ngacmojnë vjehrrën, mua, edhe nuk lënë parukeri pa shkuar e pa u marrë me llafe. Kanë merak njerëzit se unë na qenkërkam pak si më e madhe se Skerdi dhe pyesin njerëzit e mi të afërm, a është Aurela më e madhe? Sa më e madhe se Skerdi? A e pranon dot vjehrra këtë fakt? Uaaaaa hahaahhahaha çfarë varfërie që i mbyt këto njerëz në shpirt. Hajde se përgjigjen ja u jap unë, më saktë se kaq nuk ka. Unë jam 2 vjet më e madhe se Skerdi, po merak do të më ngelet gjithë jetën, pse nuk është nja 10 vjet më i vogël. Ta merrja e ta rrisja vetë hahahaha. Madje prandaj edhe u martuam, se më në fund mami i Skerdit më në fund më pranoi si nuse hahahahaha. Oh po tani do t’ia u them si nga Vlora juve që jeni shqetësuar për vitet e mija e të Skerdit. Hajt mos na e çani menderen me këto idiotësira e me këto budallallëqe të shekullit të kaluar. Merruni me jetën tuaj e mundohuni të gjeni ndonjë gjë me vlerë në jetën tuaj, se vetëm ashtu do të mund ta shijoni. Ndryshe do thinjeni duke menduar a më pranon vjehrra mua apo jo. O pikaaaa pikaaaa. Sa varfëri shpirtërore e mendore. Meqë jeni të shqetësuar për moshën time, ja u tregoj se e kam vithen më të ngritur se ju që pini kafe e cigare gjithë ditën e shqetësoheni për jetën e të tjerëve. Sa njerëz të vegjël. Kam kohë që i dëgjoj këto idiotësira, dhe kam qeshur, e i kam lënë të shkojnë. Por kur teprohet, me duhet t’ua u përplas në fytyrë që mbase mendohen e shohin veten në pasqyre. Për te mirën e tyre e kam, që të bëjnë ndonjë gjë më të mirë me jetën e tyre”, – përfundon komenti që kishte bërë Aurela ditën e shtunë.

aurela1

Menjëherë pas këtij mesazhi reagimet kanë qenë të shumta dhe në disa raste negative. Kjo gjë e ka shqetësuar Aurelën, e cila ka shpërndarë një status tjetër ku jep shpjegimet për reagimin e saj të ashpër për njerëzit që flasin keq për të.

“Bobo-bobo, një fjale thashë unë, dhe u bë nami.. O njerëz, unë jam njeri me gjak e me vena…Vendoseni një here veten në vendin tim e ta shikojmë si do te ndiheni kur dikush ju cënon, ju prish nervat me budallallëqe, ju dhe atyre e ju rrethojnë…hajde vendoseni një here veten në këtë pozicion…sado të mundohesh të qeshësh e të mbyllesh veshët, ata njerëzit e ligj ta bëjnë përpara syve…. shumë nga ju thatë se unë jam Vip e s’duhet të flas ashtu…unë nuk jam VIP e as RRIP. Jam një vajze e besoi tek talenti që Zoti i fali, dhe punova shumë shumë shumë që të arrij deri tek ju. Ka nga ata e më duan, e ka nga ata që s’duan as te më shohin fytyrën….normal….nuk ka asgjë absolute në këtë bote. Të mos më pëlqesh, është shija jote e mëse normale, edhe nuk kam shijet e mija. Por të më ngacmosh e të me fyesh, po hiç fare nuk duroj e nuk lejoj. Kjo është faqja e vetme nga komunikoj, dhe ashtu siç ju tregoj lumturitë e mija, ashtu ju tregoj edhe kur me ngacmojnë….ju prisni që unë të jem ajo vajza e bindur, që ndryshe mendon e ndryshe vepron? Prisni perfeksion? Unë as nuk jam perfekte e as nuk pretendoj të arrij perfeksionin. Fansat e mi të vërtetë e kuptojnë mënyrën e shakasë time, të batutës time,të momentit kur nxehem, kur qesh….o njerëz, jam njeri ashtu si edhe ju…..se kuptoj pse ju shetësoi kaq shume fakti pse u ktheva përgjigje dashakeqësve, të papunëve, këtu, në këtë faqe…..ku duhet ta bej sipas jush? Ju që më doni, ja u kthefsha vetëm me dashuri…për ju qe se pranoni dot mënyrën time të të shprehurit, më falni, se nuk ndryshoj dot. Më saktë, as nuk dua të ndryshoj….kështu më beri nena e babai, e i falënderoj që më bënë kokën…..fansat e vërtetë të duan në çdo moment, edhe kur ti nuk nxjerr një këngë jo shumë të bukur, jo në nivelin që ata presin….sepse askush s’mund të krijojë gjithmonë kënge të bukura….fansat e vërtetë të pranojnë siç je, se prandaj të duan, për atë që je. Ata që duan ndryshime të karakterit, presin kot…”, – përfundon mesazhi i Aurelës.

1 Koment

  1. o aurela mos e vrit mendjen per kta bdallenje se nuk ja vlen se dashuria nuk njeh mosh shikone vera uruqi dhe sunai 13 vjet vera me e madhe dhe sj.itereson qa flasin e ju shiptar shikojeni gajlet e juaj e mos u mireni me gjera qe nuk jan per ju resi ka te jen te lumtur gjith jeten ska redesi mosha o budallennj Aurela te uroj martesen dhe paqi lumturi gjith jeten kis

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here