aurela-gace-300x268Ajo shquhet për energjinë e saj të veçantë, saqë mund t’ia dalë të jetë në formë edhe pa fjetur aq sa duhet. Këngëtarja Aurela Gaçe po kalon një verë shumë të vrullshme, me një axhendë të pasur koncertesh, datat e të cilave i ka publikuar dhe në rrjetet sociale për fansat e saj. Disa ditë më parë, Aurela ka dhënë koncert në qytetin e saj të lindjes, Vlorë, pikërisht në “Saint Tropez”, ku ajo siç e ka zakon e ka ngritur publikun në këmbë.

Kemi mundur të sigurojmë këto foto pothuaj në 24 orët e qëndrimit të saj në plazhin e Vlorës. Paradite, Aurela është fotografuar pa make up ndërsa bënte plazh, duke na dhënë rastin të shohim linjat e saj të rifituara pas lindjes së vajzës, me ushqim të kontrolluar, vrap dhe palestër. Ndërsa në darkë, Aurela shfaqet në variantin skenik, me look të kuruar në skenën e “Saint Tropez”.

Këngëtarja ka dhënë koncert për gjithë natën, për të vazhduar më tej turin e saj “live” në “Yacht Club” në Dhërmi, e “Diamonds” club në Ferizaj. Ajo këndoi po ashtu si e ftuar në koncertin e “Summer Fest”, që u organizua nga “Top Channel” në Vlorë. Aurela tashmë ka vendosur dhe datën e dasmës në shtator me Skerdin, por deri atëherë do të vazhdojë të këndojë për pushuesit. Koncertet “live” me grupin e saj vazhduan dje në mbrëmje në Korçë, në festën e madhe të “Birrës Korça”, dhe sot në mbrëmje në “Yacht Club” në Dhërmi. Gaçe do ta mbyllë këtë sezon nesër në Vlorë, me koncertin që do të japë në “Summer Rock”(ish- Bliss).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here