Ndërsa RTSH, transmetuesi publik shqiptar, është duke përfunduar përgatitjet për edicionin e 49-të të Festivalit të Këngës në Shqipëri, vëmendja e të gjithëve është fokusuar tek pjesëmarrja e Aurela Gaçes”, shkruan Web-i më i madh i konkursit Eurosong, Esctoday.com.

Sipas tij, lista e pjesëmarrësve e të këtij viti përmban disa emra të rinj dhe disa të vjetër nga industria aktuale muzikës shqiptare.

Një nga pjesëmarrëset më të shquara të këtij viti është Aurela Gaçe. Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri. Më tej në shkrimin publikuar në këtë Web, rrëfehet karriera profesionale e Gaçes. “Suksesi i vërtetë i Aurelës ka filluar në vitet ‘90.

Ajo ka fituar tashmë dy herë Festivalin e Këngës, njëherë në vitin 1999 dhe një herë në vitin 2001, por është vlerësuar edhe disa herë me çmimin e dytë dhe të tretë. Pjesëmarrja e saj e fundit në këtë festival ishte në vitin 2001, por ndërkohë ajo është shfaqur në festival si këngëtare e ftuar në 2006-ën dhe në 2008-ën, kur ajo mori duartrokitje të mëdha nga publiku. Gaçe ka fituar edhe gara të tjera në festivale tjera, si “Kënga magjike”.

Si transmeton balkanweb, më tej esctoday.com shkruan se Aurela e ka treguar veten si një artiste shumë fleksibël në industrinë e muzikës shqiptare. Ajo ka punuar në gjini të ndryshme të këngës, si në ato popullore edhe dance dhe pop klasike.

Aurela rikthehet në Festivalin e 49-të Këngës pas 9 vjetësh me këngën me titull “Kënga ime”, realizuar nga kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi, e me tekst të Sokol Marsit.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Aurela ka deklaruar: “Është ende një ëndërr që të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision Song Contest. Në vitin 2001 u tha që fituesi i festivalit do të ishte përfaqësuesi i parë shqiptar në Eurovision Song Contest. Unë kam qenë një fat që fitova atë edicion, por për fat të keq Shqipëria nuk hyri atë vit në Eurovision.

Eurovizioni, është një sfidë me emocione. Unë do të kisha shumë dëshirë ta kisha këtë sfidë në karrierën time”. Festivali i Këngës nis këtë javë dhe vjen në edicionin e 49-të në tri net, duke filluar nga e enjtja, më 23 dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here