Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe i është bashkuar artistëve të tjerë të cilët kanë hapur bizneset e tyre private. Këtë të mërkurë këngëtarja ka ftuar mjaft miq, njerëz të njohur të ekranit e këngëtarë pikërisht tek ish-Calvin, ku së bashku me vëllezërit korçarë do të ofrojë muzikë live çdo fundjavë. Një organizim dhe arredim i ri i këtij lokali që do të mbledhë gjithë adhuruesit e këngëtares dhe të muzikës live në mbrëmje të ngrohta e të këndshme.

Madje edhe natën e promovimit Aurela e nisi mjaft mbarë në një shkëmbim batutash me gazetarin dhe moderatorin Arjan Çani.  Aurela i drejtohet Arjanit dhe i thotë: “ Kur më ke ftuar për herë të parë në emision as ti s’më njihje mirë dhe as unë. Ti në atë kohë më pyete pse nuk e kam bërë gjoksin operacion dhe në atë kohë nuk dija ç’të të thosha, se isha tepër e re. Ndërsa tani të premtoj që do e bëj operacion gjoksin nëse ti vjen çdo fundjavë te ky lokal”.

Kjo ka qenë batuta e këngëtares, e cila është pritur me mjaft humor nga të pranishmit. Nuk e dimë nëse Çani do preferojë t’i harxhojë lekët e tij fundjavave duke dëgjuar Aurelën, edhe pse në fakt ajo është një nga këngëtaret më potente të skenës sonë dhe di gjithmonë të krijojë atmosferë elektrizuese, me zë dhe me karakterin e saj.  MAPO

Burimi: vipat.info

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here