Arsyeja absurde pse Tom Cruise nuk e ka parë vajzën tash e sa vite

Producenti dhe aktori i njohur amerikan, Tom Cruise, ka vite që nuk e ka takuar dhe as nuk e ka parë vajzën e tij Suri.

Siç shkruan Us Weekly, në bazë të burimeve anonime, ylli i Hollywood-it ishte i lejuar të vizitonte tashmë 12 vjeçaren, për 10 ditë në muaj, por ka kundërshtuar pasi që ajo nuk është rritur në frymën e Sientologjisë, një fe me të cilën Cruise është i lidhur shumë dhe ka qenë shkak i ndarjes nga Holmes.

Cruise dhe gruaja e tij e tretë Katie Holmes, u divorcuan në 2012 pas gjashtë vjetëve martesë derisa dhe aktorja ishte ngarkuar në detyrën si kujdestar primar i vajsës së tyre.

Dy fëmijët e tjerë të Cruise që ai ka adaptuar në martesën me Nicole Kidman, janë duke praktikuar fenë e të atit dhe ai po i mban pranë këta fëmijë, ndërsa Surin nuk ka interes që ta shohë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here