Arlind Ibrahimi synon karrierë ndërkombëtareArlind Ibrahimi, i njohur si Lindi, është një nga talentet e rrallë në Kosovë, i cili përmes baterive shpreh talentin e tij në muzikë.

I njohur për bashkëpunimet e tij me këngëtarë të njohur të estradës kosovare si Era Istrefi, Ledri Vula, Elinel, Ergen NR, Genta Ismajli, Lindi ka filluar në moshë të hershme të merret me muzikë, sepse ishte i influencuar nga një familje përplot me talente për muzikën.

Dy vëllezërit e Lindit janë muzikantë profesionalë. Lindi kreu Shkollën e Mesme të Muzikës në Gjilan ku si instrument të dytë ka pasur trumbetën, por gjithmonë qëllimi dhe synimi i tij ka qenë që t’i arrijë majat më të larta të suksesit si baterist.

Me pastaj vazhdoi kurse private te bateristi i njohur Nesim Maxhuni, për t’u avancuar dhe të kalojë në një nivel të cilin është sot Lindi. Lindi ka shkelur skena të mëdha të muzikën në rajon nëpër koncerte, festivale dhe performanca te ndryshme. Synimet e Lindit janë që të depërtojë edhe në Evropë dhe me larg, duke shpresuar në bashkëpunimet me grupe dhe artistë të huaj. Përndryshe, Lindi është nxënës i Nesim Maxhunit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here