Argjentina e Flori bashkojnë forcatNuk e ka në plan të deklarohet për mediat, derisa krijimet e saj të lansohen në treg. Në fund të fundit kështu po veprojnë të gjithë kolegët e saj këngëtarë.

Por, Argjentina Ramosaj ka njoftuar se është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore, të cilat sipas një statusi të saj në rrjetet sociale ‘Facebook’ e ‘Twitter’, do të lansohen shumë shpejt.

“Shumë shpejt me projekte të reja!”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa ka publikuar edhe një foto në të cilën shihet përkrah Flori Mumajesit, autorit të këngëve të ardhshme të Argjentinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here