Së fundmi modelja e njohr Ardiola Dushi është indinjuar nga fansat e saj. Madje kjo situatë e ka prekur shumë atë.

Ajo kishte postuar një foto me të birin ku e puthte në buzë por më pas e ka hequr nga rrjetet sociale. Ky vendim erdhi pasi komentuesit shpërthyen në kritika. Adrola e ka fshirë foton por ka lënë dhe një shënim në statusin më pas për të gjitha ata që e ofenduan për përgjegjshmërinë e saj si nënë.

“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mia dhe mos të merresha me komentet ofenduese por e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika. Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatinë tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj, të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë.

Kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si unë ia transmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera.

Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vetëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktor, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo, aq më pak të më ofendoni.”, u shpreh modelja e njohur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here