Dy moderatoret e njohura, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, prej vitesh ruajnë një miqësi të rrallë.
Pavarësisht se të dyja janë të angazhuara me punë në emisionet e tyre, sigurisht që gjatë javës gjejnë edhe kohë për të kaluar disa momente të këndshme së bashku.

Mbrëmjen e kësaj të premteje dy miket kanë vendosur të darkojnë bashkë dhe ashtu si çdo herë tjetër të dyja duket se po i shijojnë shumë orët e kaluara në prani të njëra-tjetrës.

Xhemi më parë ka treguar se kishte një problem të madh me Arbanën, sepse ajo konsumonte të gjithë ushqimin që merrnin bashkë. Por këtë herë ka qenë Arbana ajo që ka “akuzuar” Xhemin për të njëjtën gjë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here