Aktorja Anne Hathaway raportohet se ka shtyrë dasmën e saj me të fejuarin Adam Schulman për shkak të flokëve të saj.

Në fakt, Anne kohët e fundit ka prerë flokët e saj të gjatë dhe ka humbur në mënyrë drastike në peshë për rolin e prostitutës Fantina në adaptimin filmik të veprës letrare, “Les Miserables”.

“Anne është e shqetësuar se nuk do të kthehet me kohë në formë, por edhe se flokët e saj nuk do të rriten aq sa do të dëshironte nëse dasma do të bëhej verës, siç ishte planifikuar. Gjithashtu, ajo duhet të promovojë filmin e saj të fundit të Batman dhe në këtë mënyrë i fejuari dhe ajo po planifikojnë që shtyjnë dasmën për në fund të këtij viti ose për vitin 2013”, zbulon shoqja e saj për “Daily Mail”.

Kujtojmë, Adam dhe Anne kanë filluar lidhjen e tyre në vitin 2008, menjëherë pasi aktorja përfundoi marrëdhënien me Raffaello Follieri. Ndërsa Raffaello ishte në gjendje të mashtrojë gjithë opinionin, duke përfshirë edhe të dashurën e tij se vinte nga një familje e pasur italiane, kurse në fakt ishte një kriminel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here