Mbrëmë u shfaq premiera e dokumentarit të ish futbollistit Lorik Cana.

Në mesin e shumë figurave të njohura, aty u panë dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten e tij Anitën.

Është kryeministri ai i cili ka publikuar disa fotografi nga kjo premierë, ky çifti po shfaqen më elegant se kurrë.

Anita e veshur me një fustan ngjyrë të kaltër me lule ngjyrë krem, ndërsa Ramush Haradinaj me kostum të zi, ndërsa shihen të buzëqeshur pranë Loriku dhe bashkëshortes së tij, Monikës.

“Me Anitën, në premieren e filmit dokumentar “Lorik” që shpalos rrugën jetësore të ish Kapitenit të kombëtarës së Shqipërisë dhe futbollistit të rangut botëror. Në karrieren e tij briliante ai shkëlqeu me klubet prestigjioze, duke qenë gjithnjë shembull i sportistit motivues për ekipin dhe idol për publikun. Lorik Cana asnjëherë nuk reshti ta ndihmoj vendin e origjinës, Kosovën, përmes aktiviteteve sociale e humanitare si dhe mbështetjen e talentëve të rinj. Krenar!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here