Amy WinehouseAmy Winehouse ka bërë rikthim në skenë duke u bashkuar me “The Specials” në një festival britanik të muzikës gjatë të shtunës.

Ylli i muzikës soul ishte në prapaskenë në Festialin V në Chelmsford, Angli, kur ajo i takoi legjendat e muzikës, të cilët e bënë ëndrrën e saj realitet, duke e ftuar të performojë krahas tyre.

Turma u çmend kur 25-vjeçarja u paraqit kah fundi i performancës së The Specials, duke kënduar këngën “You’re Wondering Now” para se t’i ndihmojë ata t’i japin fund kohës së tyre me “Ghost Town”.

Pasi eksitoi turmën, Winehouse falënderoi The Specials, të cilët së fundi u riformuar, pas ndarjes në vitin 1981.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here