Çifti Sayışman është në pritje të fëmijës së parë

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman janë në pritje të fëmijës së parë.

Madje, ata kanë zbuluar gjininë e fëmijës, pra janë në pritje të një djali.

Almeda shpesh publikon fotografi në llogarinë e saj në Instagram, e në shumë raste iu jep mundësi fansave të saj t’i parashtrojnë pyetje, e nuk heziton as t’iu përgjigjet atyre pyetjeve.

Ajo është personazh i dashur për publikun e mund të konsiderohet edhe fytyrë kyçe e showbizz-it, kështu që pa dyshim që nuk kanë munguar as pyetjet për shtatëzaninë e saj, shkruan rtv21.tv

Dikush nga fansat i tha se mezi po pret ta shoh atë me një fotografi me bark të rrumbullakosur, ndërkaq ajo iu përgjigj në formë shakaje se duket si “balenë”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here