VIP Shqiptar

Alketa Vejsiu: Vera thote: “Ky format eshte shpikur per ty!”

Sharmante, elokuente, plot energji dhe embelsi ka rrezatuar ne naten e pare te “X Factor Albania”, prezantuesja Alketa Vejsiu.

Ne kete rikthim ne skenen e teatrit Klan, cdo gje ka qene ne favor me te. Program i duhur, per te cilen regjisorja Vera Grabocka do te thoshte: “Ky format eshte shpikur per te”, skena ultra moderne, ndricimi, dhe nje transmetim per here te pare High Definition.

Vete Vejsiu ne kete bisede te shkurter gjate nje pauze te provave gjenerale per naten e dyte te programit, te kesaj te diele na tregon reagimet dhe gjithe ndjesite qe ka marre ne kete start te ri!

Alketa, nata e pare e “X Factor Albania” eshte mirepritur dhe vleresuar nga audienca, per ju vete si ka qene?

Ka qene nje fillim shume i mire, me shume feedback pozitiv, me komente pozitive ne median sociale online dhe pa kontestime. Eshte rezultat i nje pune me shume devocion e perkushtim, te ciles i morem rezultatet ne naten e pare, rezultate qe duhet te jene ne rritje.

Ndiheshit mjaft komode ne skenen e “X Factor”, a eshte ky formati qe ju shkon me mire ju?

Vera do te thoshte: “ky format eshte shpikur per ty!”Me ka kujtuar veten ne kohen e prezantimit ne radio, per spontanitetin dhe energjine e drejtimit dhe muziken qe eshte nje frymezim dhe dashuri shume e madhe e imja.

Look-u, veshja ka qene nje tjeter ndryshim tek ju. Ka ardhur koha e nje “revolucioni” per ju ne kete pike? Cfare duhet te presim ne vijim?

Nuk eshte qellim ne vetvete, eshte pershtatje me formatin. Por ne thelb eshte mjaft elegant. Nen veshje eshte e njejta Alkete. Ajo qe eshte dukur ndryshe eshte e pare ne teresi: skena, ndricimi, teknologjia, menyra e komunikimit.

Padyshim, thelbi i ketij programi ishin konkurrentet, te cilet ishin rritur profesionalisht, por edhe ne paraqitje ishin shnderruar si artiste te vertete. Ju ndate e para emocionet me ta, c’mund te na tregoni rreth tyre?

Ata do te jene emrat e rinj te muzikes dhe artit shqiptar. Fatlume se jane ne duar te sigurta te eksperteve te artit shqiptar. Jane me fat se “X Factor Albania” eshte pika e nisjes dhe e vazhdimit te nje karriere edhe jashte skenes se formatit.

Nuk kemi dyshime qe keni marre mjaft vleresime, mund te na tregoni nje qe e veconi?

I vetmi program me zero verejtje, por me sugjerime, konstatime qe i vleresoj shume dhe qe ngacmojne ambicien tone profesionale.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.