VIP Shqiptar

Albumi i ri “The day is my enemy” nga Prodigy, i pari në Britani

Albumi i ri “The day is my enemy” nga Prodigy, i pari në BritaniAlbumi i ri “The day is my enemy”, nga grupi i mirënjohur anglez i muzikës elektro Prodigy ka rrëmbyer vendin e parë në tabelën zyrtare të albumve në Britani.

Ky album ka rrëzuar në pozita më të ulta albumin e Sam Smith dhe atë të Ed Sheeran, të cilët për javë të tëra kanë qëndruar në krye të kësaj tabele.

Ky sukses njëheresh shënon edhe herën e gjashtë që Prodigy kryeson tabelën e albumve më të shitura, duke përfshirë këtu albumet “Music For The Jilted Generation” (1994); “The Fat Of The Land” (1997);” Alëays Outnumbered, Never Outgunned” (2004); “Their Law: The Singles” 1990-2005 (2005) dhe “Invaders Must Die” (2009).

Anëtarët e grupit, Liam HoWlett, Keith Flint dhe Maxim Reality kanë bërë të ditur disa gjatë vitit se ky album përmbanë muzikë shumë të veçantë, të krijuar nga ndjenjat e tyre për muzikën.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.