Ish-menaxheri i Britney Spears, Sam Lufti është duke u përgatitur për gjyqin e tij të ardhshëm kundër yllit të pop-it.

Ai i ka kërkuar gjykatësit që të sjellë vetë Britney-n në bankën e dëshmitarëve gjatë seancave të ardhshme.

Sipas burimeve ai disponon disa dokumente me fakte dhe ka renditur disa prej gjërave rreth të cilave ai dëshiron që 31-vjeçarja të dëshmojë.

Një prej dokumeteve lidhet me një incident në vitin 2007, në të cilën Lufti pretendon se një qen nuhatës kishte gjetur në shtëpinë e Spears një sasi të drogës kristal metod.

“Britney më tej duhet të dëshmojë se si qentë nuhatës gjetën tepricat e drogës mbi qilim, ku fëmijët e saj të vegjël, 1 dhe 3-vjec, luanin gjatë vizitave”, citohet në një prej dokumenteve.

Lufti pastaj vazhdon të pretendojë se ai lau me shampo atë pjesë të qilimit dhe e zëvendësoi atë më vonë.

Lutfi, i cili ngriti padi kundër Spears dhe prindërve të saj, James dhe Lynne Spears, është duke u përgatitur për të shkuar në gjyq këtë vjeshtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here