Aktori i nohur, Robert De Niro raportohet ti ketë dhënë fund martesës 20 vjeçare me gruan e tij, Grace Hightower.

Sipas asaj që shkruan “Page Six”, 75-vjeçari dhe Grace nuk jetojnë më bashkë dhe lajmin për ndarjen e tyre pritet që ta konfirmojnë vetë ata në ditët në vijim.

Kujtojmë se aktori u shfaq të hënën në tapetin e kuq të eventit MoMa në New York pa bashkëshorten e tij në krahë.

Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç.

Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997.

Dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc por që nuk u finalizua kurrë.

Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here