VIP Shqiptar

Agroni i reciton vargje erotike Gymyshit te “Kënga Magjike”

Ditën e djeshme në spektaklin Kënga Magjike që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, nuk mungoi as humori. Prezenca e aktores së telenovelës Gymysh ka qenë një ndër suprizat e spektaklit.

Por edhe personazhi Teri, i cili hyri në skenë duke i kërkuar Ardit Gjebresë të martohej me Gymyshin ka ngjallur shumë hilaritet në sallë. Ai duke luajtur skeçin e vet, i ka recituar aktores Gymysh vargjet e poezisë erotike të Ministrit të Transporteve Sokol Olldashit, që janë publikuar në gazetën “Shqiptarja.com”.

“Do ti recitoj Gymyshit një poezi, I thotë Llakaj, Ardit Gjebresë gjatë spektaklit”.
Cfarë poezie? E pyet Arditi
“Mos u merakos e dashur
Nëse do kem uri
Gjoksin tënd do të hamë
Njërin unë e tjetrin ti…”

Vargjet e recituara nga Agron Llakaj shkaktuan hilaritet dhe të qeshura në sallë, edhe pse Llakaj nuk e përmendi që autori i këtyre vargjeve ishte ministri Sokol Olldashi.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.