21Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka qenë i ftuar në emisionin “360 gradë”.

Gjatë intervitës së tij  Llakaj ka shpërthyer kundër politikanëve duke pohuar se e enjtja në parlament është estradë shqiptare dhe gjysma e politikanëve janë me diploma të vjedhura.

“Artisti nuk duhet të përdoret. Politikani është inferion përballë artistëve. Kush janë politikanët sot? Janë gjysma me diploma të vjedhura. Nuk kanë as nivelin më minimal të kulturës. E kam thënë që ditën e enjte është estrada shqiptare në Parlament. Ke halabakllëkun më të madh e gjen aty. Gjuhën më të ndyrë dhe më banale”.- është shprehur ai gjatë emisionit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here