aferditaadelina1-560x560Adelina Tahiri është një nga këngëtaret e reja, e cila shpesh është vënë në shënjestër të mediave dhe historive rozë. Këngëtarja aktualisht është duke bërë “Dancing ëith the stars” në Maqedoni dhe tregon se është mjaft e angazhuar me këtë projekt. Veç kësaj ajo do të vijë edhe me tri këngë të reja, njërën prej të cilave pritet ta lançojë javën që vjen. Megjithatë, në intervistën me Adelinën ajo që vlen të theksohet më tepër është prishja e miqësisë së saj me Afërdita Dreshajn. Të njohura si mike të ngushta, Adelina tregon se miqësia e tyre tashmë ka marrë fund. Ajo thotë se gjithçka lindi që nga koha e “Dancing” në Shqipëri, ku sipas Adelinës shkak ishte xhelozia e Afërditës dhe përzierja e miqësisë me punën. E pyetur nëse pas rrëmujës së madhe femra në krah të Di Caprios është Dreshaj, Adelina thotë se po, është Afërdita, por shton se i vjen keq për Shpatin, i cili vazhdon të jetë miku i saj edhe pas prishjes së miqësisë me të fejuarën e tij Afërdita.

 

Adelina, me çfarë jeni duke u marrë këto kohë?

Siç mund ta keni dëgjuar, këto kohë jam shumë e angazhuar. Jam pjesëtare në “Dancing ëith the stars” në Maqedoni. Jam e vetmja shqiptare që përfaqësoj  jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por edhe të Kosovës e më gjerë. Veç këtij angazhimi po merrem edhe me projektet e mia muzikore. Javën tjetër do të jem në Tiranë për klipin tim më të ri, ndërkohë që po punoj mbi tri këngë të reja, të cilat shpresoj të dalin shumë shpejt në tregun muzikor.

Është folur për një lidhje tuajën me një nga balerinët e këtij shou?

Ky është një spekulim aspak i vërtetë. Djali për të cilin është folur është partneri im në kërcim, por jo në jetën reale. Veç kësaj ai është maqedonas, 34 vjeç, dhe është gay. Unë jam vetëm 20 vjeçe, por gjithmonë e kam thënë se nëse do të lidhem me dikë, ky do të jetë shqiptar. Unë, mashkullin tim nuk e dua të një kombësie tjetër dhe ky rast s’ka lidhje fare, pasi siç shpjegova, atij as nuk i pëlqejnë femrat.

Nuk e di sa i ke parë gazetat në Shqipëri, por Noizy ka bërë një deklaratë për një lidhje me ty dhe Tunën?

Unë nuk i kam parë gazetat, por një miku im ma ka thënë këtë lajm. Nuk është fare i vërtetë dhe atë intervistë nuk e ka dhënë Noizy, mesa kam marrë vesh edhe pas komunikimit vetë me atë. Unë në jetën time dy herë e kam takuar Noizy-n dhe nuk ka pasur kurrë një raport më shumë sesa miqësor apo respekt reciprok.

Pra nuk ka pasur kurrë një tërheqje mes jush?

Nuk dua ta komentoj gjatë këtë gjë, pasi nuk ka asnjë lloj rëndësie për mua. E thashë më sipër si është e vërteta. Nuk dua të diskutoj më rreth kësaj.

Në jetën tënde a ka një mashkull aktualisht? Je e dashuruar?

Unë këto kohë jam aq e angazhuar saqë vërtet është e pamundur të kem një raport. Unë jam 20 vjeçe dhe sigurisht që kam nevojë të ndihem e dashuruar, por kjo kohë nuk është tani. Besoj se edhe një mashkull po të më takonte në këto kushte, sado i dhënë të ishte pas meje nuk do më duronte gjatë, pasi koha ime është prova, studio, koncerte, pra tepër impenjative.

Adelina, të njohim si një mike të ngushtë të Afërditës, ke folur me të pas fotove që kanë bërë xhiron e botës me Leo di Caprio-n?

I kam parë fotot që kanë qarkulluar, por me Afërditën nuk jemi më shoqe siç kemi qenë dikur. Më vjen keq për Shpatin, pasi e njoh qysh herët dhe e di çfarë personi është.

Pse u prish miqësia juaj?

Unë e kam zakon që mos ta përziej miqësinë me punën. Gjatë kohës së DËS, unë dhe Afërdita ishim shumë të lidhura, po pastaj lindi xhelozia dhe aty e kuptova që nuk ishte një mike e mirë për mua.

Me Shpatin ke folur pas daljes së atyre fotove?

Jo, nuk kam folur, por siç ju thashë më sipër, më vjen keq pasi e kam mik.

Ti që e njeh mirë Afërditën, a është ajo vërtet në foto, pasi po bëhet shumë zhurmë nëse është apo jo ajo?

Po i kam parë fotot dhe në to është Afërdita. E thashë edhe më lart, që në këtë situatë më vjen keq vetëm për Shpatin.

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here