VIP Shqiptar

Adelina refuzon nominimin pa flamur

Edhe këtë vit, një nga televizionet më të mëdha në Ballkan me seli në Sofje të Bullgarisë, që transmeton muzikë nga të gjitha trojet e Ballkanit, përfshirë këtu shtete, si Romania, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia dhe Shqipëria, do të organizojë eventin më të madh të ndarjeve të çmimeve për artistët, këngët, klipet, festivalet e performancat e artistëve nga mbarë trojet e lartpërmendura.

Në këtë edicion ishte menduar që ftesë t’i bëhet njërës prej këngëtareve më të popullarizuara të gjeneratës së re, pop divës Adelina Ismaili, që të bëhet nominimi i saj në kategorinë ‘’Artist of the year 2012’’.

Burime nga organizatorët në Tiranë dhe Sofje tregojnë se këngëtarja ka refuzuar kategorikisht ftesën, për shkak të mosplotësimit të kushteve që ka kërkuar ajo, e një nga ato kushte ka qenë vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës përkrah flamujve të vendeve tjera pjesëmarrëse. Organizatorët si duket nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë këtë kusht, për shkak të reagimit të artistëve nga Serbia, dhe janë zemëruar për mospjesëmarrjen e Adelinës në këtë event, si një nga yjet më të diskutuar dhe më të kërkuar në trojet ballkanike.

1 koment for “Adelina refuzon nominimin pa flamur”

  1. pipi says:

    Po vetem se ktu ne Bullgari as nuk e njeh njeri Adelinen as nuk do me e pas ktu, nuk e di nga i merrni kto lajme bombastike, vetem se ia keni fut kot…Ktu njifet vetem Flori Mumajesi nga kengetaret shqiptare…

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.