Adele brenda natës dyfishon pasurinë!Ylli britanik Adele ka nënshkruar një kontratë për të cilën kolegët e saj nga e mbarë bota vetëm mund të ëndërrojnë. Adele ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë e incizimit “Sony” me vlerë 90 milionë funte, që i bie 116 milionë euro.

Detajet e kontratës ende nuk janë bërë të njohur, por nëse kjo shumë i paguhet asaj gjatë viteve në vijim kjo do të jetë marrëveshja me shumën më të madhe të parave që ka nënshkruar ndonjë këngëtar. Një krahasim, pasuria e Adeles vlerësohet në 85 milionë funte, çka do të thotë se ajo brenda natës ka dyfishuar pasurinë.

Deri më tani Adele albumet e saj i ka publikuar me shtëpinë e pavarur të incizimit “XL Recordings”. Vetëm shitja e albumit të saj të fundit “25”, që ishte i treti, i ka sjellë asaj fitim prej 35 milionë funtesh.

Ky album i publikuar në fund të vitit 2015 deri më tani është shitur në 19 milionë kopje, derisa albumi i saj paraprak “21” është shitur në mbi 30 milionë kopje. Sipas shkrimit të gazetës britanike “The Guardian”, menaxheri i Adeles, Jonathan Watkins, ia kishte rregulluar kontratën qysh prej Krishtlindjeve të kaluara, por deri më tani është mbajtur sekret. As “Sony”, as “XL Recordings” dhe as Adele ende nuk e kanë komentuar lajmin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here