Zanfina Ismaili dhe Faton Shoshi kanë qenë në lidhje dashurie për mbi një dekadë.

E ftuar në emisionin “Mirage” Zanfina si rrallëherë ka folur për këtë histori, duke treguar dhe disa detaje të cilat publiku nuk i kishte dëgjuar më parë. Këngëtarja tregoi se lidhja e tyre kishte ato uljet dhe ngritjet, si çdo lidhje tjetër, dhe se dikur edhe dashurisë i erdhi fundi.

“Ka zgjatur 11 vite e gjysmë. Edhe në dashuri çdo fillim është i mirë, dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi gjërave në lidhje, si dashuria, besimi apo diçka e ngjasme, vjen edhe fundi”, u shpreh Zanfina.

Madje, këngëtarja e hitit “Partizani i vogël” tregoi edhe raportin që ka tani me ish-in e saj.

“Kur thyhet një gotë, edhe mundohemi ta ndreçim, atëherë nuk bëhet siç ka qenë. Kështu që nuk jam për shoqëri pas lidhjes”, përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here