VIP Shqiptar

Vesa Luma rebelohet në paskuinta për pikët 0, Bigu fajëson jurinë

vesa2Me këngën “S’jam perfekt” duket se këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma, priste shumë më shumë nga juria, por në fakt ajo nuk u mor fare në konsideratë. Tingëlloi vërtet e pabesueshme për vetë këngëtaren, e cila interpretoi “live” në skenë një këngë të Florent Boshnjakut, kompozitori që vitin e kaluar preku Eurovizionin me këngën “Suus” të Rona Nishliut. Këngëtarja, e cila kohën e fundit ëshët përfolur më së shumti për historinë e dashurisë me Big Bastën, konkurroi në këtë Festival me vargjet e këtij të fundit. Ndërkohë që juria për Vesën nuk  dha asnjë pikë, Vesa është parë të ngrihet e revoltuar duke u rebeluar në prani të kolegëve të saj. Pranë i ka qëndruar Bigu, i cili pas deklaratës së saj në media, se ndihej e zhgënjyer nga ky festival, ka shkruar dhe një status në Facebook, ku shprehet: “Ju falënderoj për suportin miq! Meritonte më shumë Vesa në festival, por me sa duket është vështirë. Epoka e vjetër akoma qenka në qarkullim! Hmmm! Po presim epokën e re dhe pozitiven nëse s’ju vjen keq…”, shprehet Bigu, duke iu referuar jurisë së Festivalit.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.