Lista e filmave për të fituar çmimin prestigjioz të filmit, që ndahet çdo vit nga Academy Awards, është tkurrur në 248 – një rënie kjo prej më shumë se dhjetëra filmash krahasuar me vitin e kaluar.

Lajmin e ka bërë publik Akademia. Lista alfabetike e ceremonisë së sivjetme nis me “A – team” dhe përfundon me filmin “Youth in Revolt”.

Të tjerë filma që ndodhen në listën e filmave për “Oscar” janë edhe “The girl with the dragon tattoo” dhe dy vazhdimet e tij, sikurse edhe filmat e Jeff Bridges, “Tron legacy” dhe “Tru egrit”.
Edicioni i 83-të i ndarjes së çmimit “Oscar” do të mbahet më 27 shkurt të vitit të ardhshëm në Los Angelos.

Në ceremoninë e vitit të kaluar që u mbajt në mars të vitit 2010, regjisorja Kathryn Bigelow është bërë femra e parë që ka fituar “Oscar” për regjisoren më të mirë, ndërkohë që drama e saj për luftën në Irak, “The hurt locker” mori gjashtë çmime duke përfshirë edhe atë kryesor.

Jeff Bridges dhe Sandra Bullock kanë fituar çmimet e para për aktorët më të mirë, me rolet në “Crazy Heart” përkatësisht në “The Blind Side”.Vitin e kaluar, Academy Award kishte raportuar se 274 filma ishin kualifikuar si favoritë, ndërsa në vitin 2008 numri kishte qenë 281.

Por në mënyrë që të jenë ligjërisht për shqyrtim, filmat artistikë duhet të shfaqen në një kinema komerciale në Los Angelos.Lista e të nominuarve për çmimet e 83-të të Academy Awards do të publikohet më 25 janar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here