Ciljeta festoi dy ditë më parë në një nga pub-et e Tiranës 25- vjetorin.

Anëtarja më e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kishte ftuar në këtë ditëlindje pothuajse gjithë këngëtarët, të cilët deri në mesnatë mund të pinin gratis pafund, pasi më pas secili paguante me lekët e veta.

Por, në fund të fundit kjo do të thotë: Çilin e duan të gjithë. Madje, mbrëmja që filloi në orën 21:00 dhe zgjati deri vonë pas mesnate, është shoqëruar përherë e më shumë me batuta e shpërthime emocionesh dhe këngësh nga vetë këngëtarët e ftuar.

Çiljetës, në këtë mbrëmje nuk i mungoi as Romeo, për të cilin u fol se kishte pasur edhe shkëputje. Në fakt, sherret në çift i pranon edhe vetë Çiljeta, por duket se Romi e respektoi mirë për 25-vjetor. Por ja që për anëtaren më të re të KK së PD-së kishte edhe surpriza.

Vetë Doktor Flori nuk harroi të merrte mikrofonin: “Edhe pse Çili është një shoqe e mirë dhe sot mbush 25 vjeç, unë prapë them, ‘Hapni kutitë’!” – tha DR.Flori, duke e bërë sallën të ushtonte nga duartrokitjet. Nuk pritej gjë tjetër, përveçse Flori të këndonte këngën “Çohu, çohu, çohu…!”, ndërsa Çili, majë banakut të pub-it, me dy gishtat lart të këndonte “Shqipëria po ndryshon”.

Por, rivalitetit të dy këngëtarëve, sigurisht u dhanë fund dy vëllezërit korçarë, të cilët me një “Serenatë” korçare i ulën paksa tonet e asaj që mund të ndodhte aty, e sigurisht jo për sherr. Ditëlindja për Çilin ka qenë perfekte, madje dhe vetë Çili, e cila kishte shtuar së tepërmi qerpikët, duke u prezantuar me një look tërësisht të ri. Por, ç’ndodhi në ditëlindjen VIP të Çilit? /BLUETOOTH/

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here