Mbase lajmi që ata të dy janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe u fejuan në një mënyrë të papritur na ka shokuar pak të gjithëve, por nëse kthejmë kohën pas dhe analizojmë historinë e tyre të dashurisë dalim në konkluzionin se ata ishin të destinuar për njëri-tjetrin.

1. Ata janë takuar për herë të parë në vitin 2009, pra afërsisht 10 vite para. Ka qenë babi i modeles, aktori Stephen Baldwin i cili i ka prezantuar në fillim.

2. Pas atij moment, Hailey filloi që të flirtonte me Justin në twitter dhe të kujtojnë me të qeshur momentin se si ishin njohur

3. Ndërkohë në vitin 2014 qarkulluan thashethemet e para se Justin dhe Hailey ishin bashkë edhe pse ata ishin miq prej shumë kohësh. Ata të dy e mohuan duke thënë se janë vetëm miq dhe e kanë sqaruar këtë në rrjetet sociale.

4. Në vitin 2015 ata postonin foto dhe video bashkë në Instagram dhe rrjetet e tjera sociale.

5. Në qershor të vitit 2015 ata shkojnë për herë të parë bashkë me pushime në Miami ku ishte dhe familja e Justin. Ai postoi nje foto dhe e quajti ‘një dhe e vetmja’ që atëherë.
6. Në janar të 2016 ata i japin fund dyshimeve dhe postojnë foto duke u puthur bashkë duke konfirmuar lidhjen.

7.Në shkurt të vitit 2016 Justin flet për herë të parë për Hailey në një intervistë dhe që atëherë përmend martesën me të. “Ajo është dikush që unë e dua vërtetë dhe kalojmë shumë kohë bashkë. Nuk dua që ta lëndoj asnjëherë atë” është shprehur ai. Justin ka shtuar se nuk do të ishte çudi nëse ai do të martohej me të ndonjë ditë.
8. Në gusht Justin i bën unfollow Hailey dhe Selenës dhe del me Sofia Richie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here